Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin: Shqipëria, me 80% zbatim të Planit të Rritjes së BE-së

Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin: Shqipëria, me 80% zbatim të Planit të Rritjes së BE-së

Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin, Gert Jan Koopman ka deklaruar se Shqipëria dhe Mali i Zi renditen në krye të Ballkanit Perëndimor për zbatimin e reformave të parashikuara nga Plani i Rritjes i Bashkimit Europian. Koopman thekson se të dy vendet pritet të arrijnë një nivel zbatimi prej rreth 80% deri në muajin qershor. Ai e bëri këtë deklaratë gjatë një seance në Parlamentin Europian. “Shqipëria dhe Mali i Zi janë vendet me ecurinë më të mirë në zbatimin e reformave të parashikuara nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, me një nivel të pritshëm zbatimi prej rreth 80% deri në muajin qershor”, tha Koopman, shpjegon Agjencia për Media dhe Informim. Sipas Koopman, ky progres konsiderohet i rëndësishëm, pasi Plani i Rritjes lidh disbursimin e...