Drejtoresha e SHISH drejt largimit, tregoi paaftësi në ngjarjen e Zvërnecit, nuk mori masa për agjenturat greke…
Ditët e Vlora Hysenit në krye të Shërbimit Informativ Kombëtar (SHISH) duket se janë të numëruara. Burime ekskluzive për gazetën bëjnë me dije se drejtoresha e inteligjencës shqiptare është rrugës drejt shkarkimit të pashmangshëm nga detyra, pas një paaftësie ulëritëse dhe dështimi operacional në menaxhimin e ngjarjeve të rënda që ndodhën në Zvërnec të Vlorës. SHISH ka treguar një amatori tronditëse, duke mos marrë asnjë masë parandaluese ndaj agjenturave greke, të cilat prej më shumë se një muaji po përgatisnin në prapaskenë “luftën” dhe kaosin për të goditur e dështuar investimin gjigant të familjes së Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump. Prapaskenat Shteti grek, përmes strukturave të tij inteligjente, ka investuar prej vitesh shuma të mëdha në Shqipëri për të mbajtur gjallë agjenturën e tij, duke...
Burimi:
sot.com.al