Dosja e vulës së PD së shpejti në shqyrtim nga Gjykata e Lartë, Lulzim Basha pritet të zhvillojë betejën ligjore…
Rigels Seliman Beteja ligjore për drejtimin e Partisë Demokratike ka marrë një kthesë dramatike që pritet të shkundë themelet e politikës shqiptare. Pas vizitës së tij historike në Shtëpinë e Bardhë për 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA-së), ku ndoqi nga afër fjalimin e Presidentit Donald Trump, Lulzim Basha po kthehet me një fuqi të re politike. Dosja e nxehtë e vulës së PD-së, e cila ndodhet në Gjykatën e Lartë, ku Basha ka dorëzuar një rekurs voluminoz prej plot 69 faqesh, pritet që shumë shpejt të merret në shqyrtim. Përmes këtij rekursi, z. Basha kërkon urgjentisht pezullimin e vendimit që i dha vulën Sali Berishës, duke synuar bllokimin e menjëhershëm të përdorimit të saj. Ai kërkon gjithashtu shfuqizimin e plotë...
Burimi:
sot.com.al