Dosja e ‘SASPAC’/ GJKKO e la në burg, Ilir Beqaj kërkon lirinë në Apelin e Posaçëm

Dosja e ‘SASPAC’/ GJKKO e la në burg, Ilir Beqaj kërkon lirinë në Apelin e Posaçëm

Ish-ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj ankimon në Apelin e Posaçëm vendimin e GJKKO që rrëzoi kërkesën e tij për zëvendësim të masës së sigurisë, në këmbim te garancisë pasurore. Beqaj mbahet në qeli prej korrikut të vitit 2024 si i dyshuar nga Prokuroria e Posaçme për kryerjen e 5 veprave penale, lidhur me hetimin për dosjen “Saspac”, në kohën kur kjo agjenci drejtohej nga ish zyrtari i lartë. Ndaj tij rëndojnë akuzat “korrupsion pasiv”, “shkelje e barazisë në tenderë”, “falsifikim dokumentesh”, “mashtrim” në bashkëpunim dhe “mosdeklarim pasurie”. Paralelisht me këtë çështje, ish ministri i Shëndetësisë po gjykohet edhe për “Sterilizimin”, në një proces të ndarë nga grupi tjetër që u dënua pak javë më parë nga Gjykata e Posaçme. Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm...