Dosja Balluku/ Gjoni: Nëse s’i hiqet imuniteti, Gjermania dhe Holanda do ushtrojnë më shumë presion ndaj Ramës!

Dosja Balluku/ Gjoni: Nëse s’i hiqet imuniteti, Gjermania dhe Holanda do ushtrojnë më shumë presion ndaj Ramës!

Dosja hetimore ndaj ish zëvendëskryeministres Belinda Balluku duket se po thellohet, ndërsa paralajmërohen zhvillime të forta nga Prokuroria e Posaçme (SPAK). I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, deputeti i PD, Gjin Gjoni u shpreh se të dhënat më të fundit sinjalizojnë se abuzimet e pretenduara gjatë kohës kur ajo drejtonte "Albcontrol" mund të jenë vetëm maja e ajsbergut në një skemë me qarkullim të dyshimtë fondesh që llogariten deri në 8 miliardë euro. Gjoni tha se tashme dyshimet janë fokusuar në dy akuza tejet të rënda: korrupsion pasiv dhe pastrim i produkteve të veprës penale, vepra në të cilat parashikohen dënime nga 4 deri në 15 vjet burgim. Përballë këtyre akuzave, ligjvënësi demokrat thotë se SPAK gjendet para detyrimit procedural për të rënduar...