‘Dorëheqje e qeverisë’/ Në ditën e 5-të të protestës, qytetarët shpallin 5 kërkesa për Edi Ramën
Qytetarë dhe aktivistë u mblodhën këtë të enjte për të pestën ditë radhazi përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama pas ngjarjeve të ndodhura në Zvërnec, ku protestuesit denoncojnë përdorimin e dhunës nga efektivët e policisë. Pjesëmarrësit në protestë mbajtën pankarta dhe hodhën akuza ndaj qeverisë për atë që e cilësuan si represion ndaj qytetarëve që kundërshtojnë vendimmarrjet e pushtetit. Gjatë fjalimeve, një prej protestuesve paraqiti pesë kërkesat kryesore të tubimit, të cilat sipas tij burojnë nga vullneti i lirë i mijëra qytetarëve të bashkuar në mbrojtje të interesit kombëtar: 1. Dorëheqjen e qeverisë; 2. Shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investitorët strategjikë; 3. Shfuqizimin e Paketës së Maleve; 4. Anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura; 5. Anulimin e...
Burimi:
syri.net