Doda takim me drejtuesen e Forza Italia-s: Në fokus komuniteti shqiptar dhe projektet e përbashkëta

Doda takim me drejtuesen e Forza Italia-s: Në fokus komuniteti shqiptar dhe projektet e përbashkëta

  Kryetari i Partisë Demokratike për Romën, njëkohësisht koordinatori i Forza Italia-s për komunitetin shqiptar, Bardhok Doda, ka zhvilluar një takim me drejtuesen politike të Forza Italia-s për Romën dhe provincat, Luisa Regimenti. Në një postim në rrjetet sociale, Doda ka shprehur mirënjohjen për takimin, të cilin e cilësoi një moment të rëndësishëm diskutimi për ide, projekte dhe objektiva konkrete për të ardhmen. Sipas tij, gjatë takimit u diskutua për nisma të përbashkëta që do të ndiqen në Romë dhe në gjithë Italinë, me synimin për të forcuar bashkëpunimin dhe për të krijuar një rrugëtim më gjithëpërfshirës. Një pjesë e rëndësishme e bisedës iu kushtua komunitetit shqiptar në Itali, i cili përbën një nga komunitetet më të mëdha të emigrantëve në vend. Doda theksoi kontributin e...