Do të udhëheqë demokratët për 4 vitet e ardhme, Berisha mesazh Ramës nga selia blu: Fundin e ke të shpejtë
Lideri historik Sali Berisha mori besimin e demokratëve për të udhëhequr forcën politike më të madhe të opozitës në 4 vitet e ardhshme. Pas rikonfirmimit në krye të partisë, ai mbaji fjalën e tij në selinë blu, ku një mesazh e pati edhe për kryeministrin e vendit, Edi Rama. Berisha deklaroi se demokratët do të vazhdojnë betejën politike deri në largimin e Ramës nga pushteti, ndërsa e cilësoi atë “një kufomë politike”. “Siç votuam të lirë sot, do votojnë shqiptarët nesër. Ky është betimi ynë. Ndaj dhe Edi Rama, dije mirë se për këtë ushtri 40-mijëshe, ti ke zero legjitimitet”, u shpreh Berisha. Në fjalën e tij, lideri demokrat akuzoi qeverinë për deformim të zgjedhjeve, ndërsa shtoi se opozita do të vazhdojë përballjen politike. “Mendove...
Burimi:
vizionplus.tv