“Do të lërë gjurmë si pakkush”, Zogaj optimist për ambasadorin e ri të nominuar të SHBA-ve në Shqipëri
Analisti Preç Zogaj, duke komentuar fjalën e të nominuarit nga presidenti Trump për ambasador të SHBA-ve në Shqipëri, Eric Wendt, dje përpara Senatit Amerikan, u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se ai do të lërë gjurmë si pakkush më përpara sepse do të ndihmojë në luftën kundër korrupsionit në sferat e larta. “Ardhja e ambasadorit të ri amerikan në Shqipëri tregon se kemi një synim të mbrojë interesat amerikane në një vend aleat. Në fjalën e tij në Senat bie në sy fakti se ai u mor me politikën e jashtme ndër vite dhe korrupsonin e vuri të parin, pastaj me krimin, trafiqet, bandat. Më pas kemi mbështetjen e investimeve amerikane, që i kanë patur tradicionalisht ambasadorët amerikanë në Shqipëri. Pra ai...
Burimi:
javanews.al