Do i prishin shtëpinë për 2 stola para shtëpisë së Spartak Kovaçit! Banorët e prekur nga projekti TID në Durrës në Kuvend

Do i prishin shtëpinë për 2 stola para shtëpisë së Spartak Kovaçit! Banorët e prekur nga projekti TID në Durrës në Kuvend

Në Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u mbajt sot një seancë dëgjimore me banorët pronarë të banesave të cilat janë planifikuar të shemben në kuadër të projektit TID për rikonceptimin e qendrës historike të Durrësit. Përfaqësuesit e këtij komuniteti thanë se familjet e prekura nuk u konsultuan dhe nuk janë vënë në dijeni për ekzistencën, hartimin apo përmbajtjen e projektit, pavarësisht faktit se ky projekt kishte lidhje direkte me pronat e tyre në zonën historike 3 mijë vjeçare. “S’kemi pasur asnjë njoftim zyrtar për komunitetin. Plani u përgatit nga kompania italiane ARS dhe financohet nga ADF. ADF thotë se do të hedhë 7 milionë dollarë për të lyer fasadat e 3 milionë dollarë kompensim për 75 familje, ndërkohë që vetëm një hotel aty kushton 3...