Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, Begaj: Shprehim mirënjohjen më të thellë për njerëzit e punës!

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, Begaj: Shprehim mirënjohjen më të thellë për njerëzit e punës!

Presidenti Bajram Begaj, uroi sot punëtorët për ditën e 1 Majit duke shprehur nderim dhe mirënjohje për sakrificën, përkushtimin dhe ndershmërinë e tyre. Kreu i Shtetit vlerësoi njerëzit e punës së ndershme duke theksuar se janë ata që ndërtojnë çdo ditë Shqipërinë. “Në 1 Maj nderojmë dhe shprehim mirënjohjen më të thellë për njerëzit e punës, të cilët, me përkushtim, sakrificë dhe ndershmëri, ndërtojnë çdo ditë Shqipërinë”, shprehet Presidenti i republikës në këtë mesazh. Presidenti Begaj vlerëson ndër të tjera se ata duhen të kenë mbështetje maksimale, ndërsa e konsideroi ditën e 1 majit si një moment kujtese të shoqërisë shqiptare për më shumë drejtësi sociale solidaritet: “Kjo ditë duhet të shërbejë si një kujtesë e fortë për të gjithë shoqërinë, që t’u japë punëtorëve,...