Dita e Tokës, Gonzato: Shqipëria me biodiversitet të pasur, të rritet ndërgjegjësimi
Sot, 22 prill, që shënon dhe “Ditën e Tokës”, Ministria e Mjedisit dhe Bashkimi Europian në Shqipëri nisën nga shkolla “Musine Kokalari” fushatën dhe lëvizjen Kombëtare “Mbro natyrën, sa je në kohë”. Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, pohoi se përveç programit mësimor, temat e edukimit mjedisor zënë një hapësirë të rëndësishme edhe në atë pas shkollor, si veprimtari konkrete dhe praktika të të mësuarit përmes lojës. “Temat për mbrojtjen e mjedisit i kemi jo vetëm pjesë të lëndëve të programeve shkollore, por edhe në programin pas shkolle. Dhe është ajo pjesë që ju pëlqen më shumë, sepse mund të mbillni lule, mund të luani me top, mund të bëni shumë gjëra që ju zbavisin, lojëra përmes të cilave mësoni. Dhe një pjesë e këtij programi...
Burimi:
javanews.al