Dita e Dëshmorëve, Hita: Sot është ditë krenarie dhe dhimbjeje, detyra kur vishet me ndershmëri bëhet më e madhe se jeta
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ishte i pranishëm ditën e sotme në ceremoninë pëkujtimore të Dëshmorëve të Policisë dhe të Atdheut. Në fjalën e tij numri një i policisë theksoi se sot është dita për të kujtuar ata që dhanë jetën për liri dhe për mbrojtjen e jetëve të qytetarëve. “Në historinë e çdo kombi ka njerëz që nuk kërkojnë duartrokitje, por lënë pas dritë. Dëshmorët e Policisë së Shtetit, njëherazi të Atdheut, janë prej tyre. Ata janë ata njerëz të rrallë që, në çastin kur jeta kërkoi prej tyre zgjedhjen më të pamundur, nuk zgjodhën veten, zgjodhën ligjin dhe detyrën, qytetarin dhe Shqipërinë. Dhe prandaj sot, përpara familjeve të tyre, ne nuk mund të flasim me fjalë të zakonshme. Sepse...
Burimi:
vizionplus.tv