Dita e 33-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve
Qytetarët kanë nisur grumbullimin në sheshin “Skënderbej’ për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë, për ditën e 33-të radhazi në protestë. Kujtojmë që gjatë ditës së sotme pati protestë edhe paradite para Kuvendit të Shqipërisë ku u mbajt seanca plenare. Një protestë e cila pati mjaft incidente, për shkak të përdorimit të dhunës si nga ana e protestuesve ashtu dhe nga ana e policisë. Kjo ishte hera e dytë brenda kësaj jave që pati përplasje mes policisë dhe protestuesve, pasi e njëjta situatë u përsërit edhe të martën që lamë pas, po para ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë.
Burimi:
vizionplus.tv