Dita e 15 e revoltës kundër Ramës/ Nis marshimi drejt bulevardit, kërkohet dorëheqja e kryeministrit: Ju erdhi fundi!
Pas grumbullimit të qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, ka nisur marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë. Sot është dita e 15 e protestës qytetare ku kërkesë kryesore largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Tirana prej 14 ditësh ka qenë nën ‘pushtetin’ e protestuesve. Por jo vetëm Tirana, protestat janë shtrirë edhe në qytete të tjera në Shqipëri, të cilët njëzëri kërkojnë largimin e Ramës. Një ditë më parë, të shtunën u mbajt tubimi më madhështor , protesta e 14 me një pjesëmarrje rekord, që ka kaluar çdo pritshmëri. Të rinj, të reja, prindër me fëmijë, të moshuar, janë në protestë duke shprehur pakënaqësitë e tyre dhe padrejtësitë që iu janë bërë nga kjo qeveri dhe kjo klasë politike. Mesazhi është i qartë “Rama jep...
Burimi:
sot.com.al