Diplomacia/ Ish-ministri socialist: Ja si po e lë Rama Shqipërinë pa busull strategjike duke dobësuar peshën në rajon

Diplomacia/ Ish-ministri socialist: Ja si po e lë Rama Shqipërinë pa busull strategjike duke dobësuar peshën në rajon

Nga Ditmir Bushati  Kjo pyetje shtrohet teksa jetojmë në një periudhë tranzicioni dhe transformimi të thellë gjeopolitik, ku normat e rendit të deridjeshëm, prej të cilit ne shqiptarët përfituam, po shpërfillen gjithnjë e më shumë. Bota nuk është më e parashikueshme. Politika e forcës është rikthyer dhe siguria është sërish në qendër të çështjeve ndërkombëtare. Shtetet, pavarësisht nga madhësia e tyre, kanë kohë që debatojnë së brendshmi në rrafshin politik, akademik e shoqëror për pasojat e kësaj situate. Historia na tregon se pasi një rend vendoset, ai qëndron për njëfarë kohe. Pas Luftës së Parë Botërore, rendi zgjati dy dekada. Rendi tjetër që u vendos pas Luftës së Dytë Botërore, zgjati katër dekada. Ndërkohë që pas rënies së Murit të Berlinit politologë si Francis Fukuyama...