Dhunoi protestuesit dhe i tërhoqi zvarrë, Rama mbyll komentet për audiencën ndërkombëtare në X
Kryeministri Edi Rama ndërseu policinë protestuesve paqësorë para parlamentit paraditen e sotme. E skenat e dhunës, tërheqja zvarrë e protestuesve dhe rrahja me shkopinj gome kanë bërë jehonë në të gjitha mediat ndërkombëtare. Ndërkohë Kryeminstri Edi Rama ka bllokuar komentet tek postimet e tij në X. platforma ku aduienca përbëhet në një masë të madhe nga përdorues ndërkombëtarë, gazetarë, analistë dhe vetë politikanë. Përpjekje e Ramës për të kontrolluar reagimet negative, kritikën e debatin e pakëndshëm në hapësirën ndërkombëtare të kësaj platforme. Ndryshe ndodh me postimet e tjera në profilin e kryeministrit. Kujtojmë se asnjë politikan perendimor nuk bllokon komentet në postimet e tij. Ndryshe nga postimet e mëparshme ku komentet kanë qenë të hapura.
Burimi:
syri.net