Dhunoi protestuesit dhe i tërhoqi zvarrë, Rama mbyll komentet në X, asnjë kryeministër nuk e bën
Kryeministri Edi Rama ndërseu policinë protestuesve paqësorë para parlamentit paraditen e sotme. E skenat e dhunës, tërheqja zvarrë e protestuesve dhe rrahja me shkopinj gome kanë bërë jehonë në të gjitha mediat ndërkombëtare. Ndërkohë Kryeminstri Edi Rama ka bllokuar komentet tek postimet e tij në X, një veprim që nuk bëhet nga asnjë kryeministër apo politikan ndërkombëtar. Ndryshe ndodh me postimet e tjera në profilin e kryeministrit.
Burimi:
syri.net