Dhunë në protestën e PD-së, policia procedon 6 persona, mes tyre edhe 3 shtetas italianë
Për protesten e Partisë Demokratike të 8 majit u proceduan penalisht 6 persona për akte dhune dhe molotovë drejtë policisë. Në mesin e tyre janë edhe 3 shtetas italianë, të cilët është provuar se kanë kryer akte dhune, por jo hedhje molotovësh. Të marrë në pyetje nga hetuesit, ata nuk kanë pranuar të flasin mbi arsyet e përfshirjes në protestë.
Burimi:
javanews.al