Dhuna ndaj socialistëve në shesh, 30 vjet nga protesta që përfundoi në rrahjen dhe goditjen e drejtuesve të opozitës
Në historinë e protestave kundër rezultatit të zgjedhjeve në Shqipëri, ndoshta më e njohura është ajo e Partisë Socialiste në 28 majin e vitit 1996, protestë e cila mbahet mend për shkak të dhunës që policia ushtroi mbi opozitën që kishte mbushur sheshin “Skënderbej”. Protesta u zhvillua pas zgjedhjeve të 26 majit, të cilat nuk u kritikuan vetëm nga opozita, por edhe nga faktori ndërkombëtar. Në 26 majin e vitit 1996 Partia Demokratike fitoi 122 deputetë; Partia Socialiste dhjetë; Partia Republikane, tre vende; Partia e Ballit Kombëtar dy vende dhe 3 PBDNJ. Asokohe sistemi zgjedhor ishte miks mazhoritar plus proporcional. ODIHR në raportin final kritikoi presidentin Berisha i cili bëri ndarjen e zonave zgjedhore vetëm 45 ditë para zgjedhjeve pa konsultime me opozitën e pa...
Burimi:
vizionplus.tv