Dhuka prezanton progresin e negociatave të Shqipërisë me BE-në
Kryenegociatorja e Shqipërisë për integrimin europian, Majlinda Dhuka, po prezanton këtë të martë një bilanc të procesit të negociatave me Bashkimin Europian për vitin 2025 dhe katër muajt e parë të vitit 2026. Gjatë fjalës së saj, Dhuka u ndal te kushtet për mbylljen e negociatave dhe progresi i bërë nga Shqipëria në fusha kyçe si shteti i së drejtës, lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe të drejtat e njeriut. Ajo theksoi se vendi ka hyrë tashmë në një fazë intensive përgatitjesh teknike për mbylljen e negociatave, duke nisur me 10 fushat e para, ndërsa puna vijon paralelisht në të gjitha 31 kapitujt negociues. Sipas kryenegociatores, një tjetër fokus i rëndësishëm mbetet forcimi i strukturës negociuese dhe rritja e kapaciteteve institucionale, duke përfshirë rolin e...
Burimi:
opinion.al