‘Dështak prej 30 vitesh në politikë’, Balliu dhe Merkoçi përplasen në studio: Ti nuk di se çfarë flet! Je iluzionar
Polarizimi i arenës politikë në Shqipëri nga Sali Berisha dhe Edi Rama ishte çështja që shkaktoi përplasje të ashpër verbale mes Alesia Balliut dhe Fatmir Merkoçit në emisionin “Studio Live” me Ermal Qorin në Report Tv. Merkoçi akuzoi Balliun, e cila kërkon të garojë për kryetare të Partisë Demokraike, se antagonizmi ndaj Berishës është i vonuar dhe jo i sinqertë, pasi demokratja nuk ka kundërshtuar më herët gabimet politike të lidershipit brenda partisë dhe jo vetëm. Alesia Balliu: Unë kam thënë shumë gjëra. Fakti që nuk i keni dëgjuar do të thotë se keni mbushur veshët ose i keni mbyllur sepse kështu ju intereson. Fatmir Merkoçi: Meqë ju ke thënë kaq shumë gjëra demokratëve, na thuaj një gjë. Unë dua të di çfarë kërkon ti....
Burimi:
javanews.al