Dëshmia e Ramës për çështjen “Partizani”, Baton Haxhiu: Kurth i Berishës! Dëshiron ta hapë rrugën e…

Dëshmia e Ramës për çështjen “Partizani”, Baton Haxhiu: Kurth i Berishës! Dëshiron ta hapë rrugën e…

Analisti Baton Haxhiu e cilëson kurth të Sali Berishës thirrjen e kryeministrit Rama për të dëshmuar në lidhje me çështjen “Partizani”. Në një lidhje me MCN, Haxhiu tha se kjo dëshmi do të hapë rrugën e komunikimit mes drejtësisë dhe qeverisë. “Është njëfarë kurthi i Berishës. Sepse kur ekspozohet një kryeministër në dëshmi, ai duhet t’i thotë të vërtetat në lidhje me çështjen. Këto të vërteta marrin peshë tjetër. Ky ekspozim është ekspozim i qëllimshëm politik. Berisha dëshiron ta hapë rrugën e komunikimit të institucioneve të drejtësisë me ato të qeverisjes. Unë e shoh të rrezikshme”, u shpreh Baton Haxhiu.