Dëshmia e Ballës për “Partizanin”, Mema: Kallëzimi s’është bërë pa dijeninë e Ramës! Yzeiraj: Ishte bazuar tek lajmet
Në cilësinë e kallëzuesit të çështjes, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka dhënë dëshminë e tij për dosjen “Partizani” këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme. Për togat e zeza, shefi i deputetëve socialistë, ka pretenduar se procesi i privatizimit të ish-klubit Partizani nuk është zhvilluar sipas procedurave ligjore dhe përfituesit kanë shfrytëzuar pushtetin e lidhjes së tyre familjare, konkretisht atë të kryeministrit të kohës, Sali Berisha. Taulant Balla u shpreh se kallëzimin e ka firmosur si qytetar, jo si politikan. E ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus, gazetarja Enkeleda Mema tha se është e vështirë të besohet se një kallëzim i tillë është bërë pa dijeninë e drejtuesve të Partisë Socialiste, duke e cilësuar atë si një...
Burimi:
vizionplus.tv