Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Deputeti Korreshi “kthen” Kryeministrinë në USB: Mbyllja e mbledhjes së Këshillit të Mandateve, zvarritje që të..
Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi, ka deklaruar se vendim i marrë sot nga Niko Peleshi për mbylljen e mbledhjes së Këshillit të Mandateve, pa një datë për mbledhjen e radhës, është puç ndaj drejtësisë. Në mbledhjen e sotme po diskutohej mbi imunitetin e Belinda Ballukut, kërkesë kjo e SPAK që i hap rrugë arrestimit të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe njëkohësisht zëvendës kryeministres. Në një postim në rrjetet sociale, Korreshi shkruan se kryeministri Edi Rama ka vendosur të mbrojë veten dhe Belinda Ballukun nga drejtësia dhe përgjegjësia për korrupsion! Postimi i plotë: Mazhoranca me ne krye Kryetarin e Kuvendit me dirigjent Kryeministrin kryejne puç ndaj drejtesise!Kryetari i Kuvendit mbyll mbledhjen pa nje date te caktuar kjo nuk eshte lajthitje, por eshte zvarritje qe te te vazhdojne te intimidohen deshmitaret.Mazhoranca me heret propozoj 1 muaj afat per seancen e radhes!Ne si anetare te Opozites kerkuam mbledhje per diten e hene, date 22 Dhjetor 2025 – 48 ore kohe, qe te njiheshim me provat qe vetem sot na i vune ne dispozicion.Prokuroria kerkoj shtyrjen...