Deputeti i PD shkon në komisariat, interesohet për protestuesit e arrestuar

Deputeti i PD shkon në komisariat, interesohet për protestuesit e arrestuar

Pas arrestimeve të dhunshme nga ana e policisë, lidhur me tensionet që u zhvilluan përpara Kuvendit, opozita është interesuar pranë ambienteve të Komisariateve ku janë shoqëruar. Deputeti i PD, Klevis Balliu është paraqitur pranë Komisariatit Nr. 1 në Tiranë, për të ndjekur nga afër zhvillimet ligjore ndaj protestuesve të arrestuar. Protesta e kësaj të enjte në Parlament u shënua me tensione tejet të larta, me uniformat blu që përdorën ujë, gaz lotsjellës dhe spraj djegës për të shpërndarë qytetarët, të cilët kishin ‘rrethuar’ ligjvënësit socialistë dhe kabinetin qeveritar, duke mos i lënë të largohen. Policia nuk ka kursyer as ujin me piper dhe as gazin lotsjellës, duke vënë në rrezik të drejtpërdrejtë shëndetin e qytetarëve. Aksioni agresiv ka bërë që persona të asfiksuar dhe të...