Deputeti i PD: Nuk shkoj te kjo protestë! Së shpejti, do kemi protestat tona të fuqishme

Deputeti i PD: Nuk shkoj te kjo protestë! Së shpejti, do kemi protestat tona të fuqishme

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, thotë se nuk ka shkuar asnjë ditë në protestë pasi, sipas tij, ka qenë mjaftueshëm te protestat e organizuara nga Partia Demokratike. “Unë, për shembull, nuk kam qenë asnjë ditë në protestë. Po e them, nuk e shikoj të arsyeshme që të jem pjesë e asaj proteste për arsye se protestoj boll kur bën Partia Demokratike protesta dhe patjetër do të kemi protestat tona shumë të fuqishme, siç i kemi pasur, duke ftuar të gjithë shqiptarët”, tha Baçi. Kur u pyet se kur do të rinisin protestat e Partisë Demokratike, Baçi u përgjigj: “Jemi duke përfunduar procesin zgjedhor, me konstituimin e Këshillit Kombëtar dhe zgjedhjen e organeve të tjera drejtuese dhe pastaj do të njoftojmë qytetarët me agjendën tonë,...