Denoncimi i radhës i Korreshit: Mender flota e ambulancave të spitalit Lushnjë, jashtë çdo standardi

Denoncimi i radhës i Korreshit: Mender flota e ambulancave të spitalit Lushnjë, jashtë çdo standardi

Deputeti i PD-së Saimir Korreshi në denoncimin e radhës ka treguar se flota e ambulancave të spitalit të Lushnjes është jashtë çdo standardi, pa kontroll teknik dhe pa shërbime duke vënë në rrezik kështu jetën e qytetarëve. Po ashtu theksoi se mospagimi për orët shtesë të shoferëve përbën një tjetër shqetësim., “Mender Flota e Ambulancave të Spitalit Lushnje. Jashtë çdo standarti, pa kontroll teknik (kolaudim) dhe pa shërbime duke rrezikuar jetën e qytetarëve! Pagesa për orët shtesë shqetësim për shoferat që duhet t’i përshëndes për punën e palodhur me mjete mizerabel! Alooo 127 dhe të përgjigjet Tirana edhe pse ti urgjencen e ke në Lushnje!! Vonesa shkakton vdekje!!”, denoncon Korreshi.