Dendias reagon pas takimit me Ramën: U diskutua edhe çështja e Himarës
Pas vizitës zyrtare në Tiranë, ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, ka reaguar në rrjetin social X duke përmbledhur takimet e tij me kryeministrin Edi Rama dhe homologun shqiptar Ermal Nufi. Në takimin me Ramën, Dendias tha se u diskutua situata gjeopolitike në rajon dhe forcimi i bashkëpunimit mes Greqisë dhe Shqipërisë. Ai shtoi se ka pasur mundësi të flasë edhe për Himarën, të cilën shkruan se e konsideron si vendin e hershëm të origjinës, si dhe për rolin e minoritetit etnik grek si urë miqësie mes dy vendeve. Ndërkohë, në lidhje me takimin me ministrin shqiptar të Mbrojtjes, Ermal Nufi, Nikos Dendias është shprehur se u dakordësua për mbledhjen e menjëhershme të Komisionit të Përbashkët të Ekspertëve për Varrezat Ushtarake. Ai theksoi se bisedimet...
Burimi:
opinion.al