Dendias në Tiranë, Berisha: Rama sabotoi marrëveshjen “win-win” të detit me Greqinë

Dendias në Tiranë, Berisha: Rama sabotoi marrëveshjen “win-win” të detit me Greqinë

Sali Berisha tha që, pavarësisht se ministri grek i Mbrojtjes Nikos Dendias, është i mirëpritur në Tiranë, marrëveshje e detit mes dy vendeve minohet nga ai që e quajti “qëndrimin absolutisht i papërgjegjshëm të Edi Ramës dhe qeverisë së tij”. “Edi Rama, për llogari të palëve të treta, bëri gjithçka që të sabotonte marrëveshjen e arritur para vitit 2013 me palën greke. E kam theksuar dhe e theksoj se ajo ishte një marrëveshje ku të dy palët fitonin, ishte win-win marrëveshje”, tha Berisha në konferencë për mediat të hënën. “Tani, çfarë bëri Edi Rama? Në vend se ta vazhdonte aty ku e lamë me palën greke, pasi e rrëzoi Gjykata Kushtetuese në mënyrë absolute në kundërshtim me interesin kombëtar të Shqipërisë, dhe e faktoj shumë...