“Dëmton imazhin e Shqipërisë, aseti juaj më i mirë…”- Ambasadorja e Izraelit flet për protestat: Është një grup shumë i vogël që nuk i do hebrenjtë

“Dëmton imazhin e Shqipërisë, aseti juaj më i mirë…”- Ambasadorja e Izraelit flet për protestat: Është një grup shumë i vogël që nuk i do hebrenjtë

Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, në një intervistë për emisionin “Albania NewsCast”, ka komentuar protestat e fundit dhe ndikimin e tyre në imazhin ndërkombëtar të vendit. Ajo i quan demokratike dhe e drejtë e popullit, por duhet kujdes me elementët antisemitik. Diplomatja izraelite theksoi se reagimet e tilla nuk dëmtojnë Izraelin, por vetë Shqipërinë dhe traditën e saj të njohur të mikpritjes e tolerancës fetare. “Aseti më i mirë i Shqipërisë janë njerëzit e saj dhe ADN-ja e popullit shqiptar: toleranca, mikpritja dhe mirësjellja. Shqiptarët janë krenarë për historinë tonë të përbashkët dhe shpëtimin e hebrenjve. Por kur njerëzit shohin skena të tilla, pyesin ku mbeti kjo tolerancë. Nëse një izraelit apo hebre nuk ndihet i sigurt të vijë këtu, kjo dëmton imazhin...