Deliu: I kam kërkuar SPAK hapjen e zyrave në rrethet! Duhet një grup i posaçëm arrestimi

Deliu: I kam kërkuar SPAK hapjen e zyrave në rrethet! Duhet një grup i posaçëm arrestimi

Ish-deputeti i PS-së, Denis Deliu, deklaroi se gjatë mandatit të tij si anëtar i Komisionit të Ligjeve dhe Sigurisë Kombëtare ka kërkuar vazhdimisht që Byroja Kombëtare e Hetimit të hapë zyra në rrethet problematike, ku policia përballet me vështirësi në luftën kundër krimit. Në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN ai tha se ligji për BKH-në i jep mundësinë dhe detyrimin institucionit, në bashkëpunim me SPAK-un, të krijojë struktura të tilla në qarqet problematike. “Sipas ligjit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, SPAK dhe BKH kanë detyrim dhe mundësinë që të hapin zyra në rrethe problematike dhe unë si deputet i komisionit të ligjeve dhe sigurisë kombëtare për 4 vite me radhë ia kam kërkuar që të hapen zyra të BKH në rrethe...