Deklarata e fortë: Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut po ndiqen nga shërbimet sekrete

Deklarata e fortë: Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut po ndiqen nga shërbimet sekrete

Ndërkohë që studentët shqiptarë pritet të protestojnë të martën, më 26 maj, në Tiranë, ish-Ministri i Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, Krenar Lloga, ka bërë deklarata të forta lidhur me situatën. Ndërsa ishte i ftuar mbrëmjen e së hënës në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Lloga tha se studentët, të cilët kërkojnë të zhvillojnë provimet universitare në gjuhën shqipe, po përballen me presione dhe ndjekje nga shërbimet sekrete për shkak të protestave të tyre. Pjesë nga biseda në studio: Blendi Fevziu: A ka pasur presione apo tensione me studentët, veç atyre që kemi parë? Krenar Lloga: Një pjesë e studentëve, përfshirë edhe liderin joformal që është Mevlani, kanë treguar që janë ndjekur nga njerëz që u shërbejnë agjencive të zbulimit, ose shërbimeve sekrete të Maqedonisë së Veriut. Por edhe para...