Debati për projektin në Sazan, Rama: Nuk është shitur tokë publike, mbetet i shtetit
Kryeministri Edi Rama në podkastin e sotëm të “Flasim”, u ndal te intervista e tij për Deutsche Welle, të cilën e cilësoi si të ndikuar nga, sipas tij, informacione të pavërteta mbi projektin. Ai tha se gjatë vizitës në Bochum të Gjermanisë, ku mori pjesë në samitin “Ruhr Summit”, u përball me pyetje lidhur me projektin e Kushner, duke sqaruar se Zvërneci është tokë private, ndërsa Sazani mbetet pronë e shtetit dhe marrëveshja përfundimtare ende nuk është mbyllur. Sipas Ramës, shteti shqiptar do të mbetet pronar i tokës dhe do të jetë partner në sipërmarrje, ndërsa çdo zhvillim do t’i nënshtrohet vlerësimit të ndikimit në mjedis dhe monitorimit të Komisionit Europian. Kryeministri theksoi se Shqipëria nuk ka asnjë interes të ndërmarrë hapa që bien ndesh...
Burimi:
ntv.al