Debati në PS, Braçe i del në krah Spiropalit: Nuk ka arsye për përjashtim
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka komentuar situatën politike brenda PS-së dhe debatet e fundit mes ish-ministres së Jashtme Elisa Spiropali dhe kryeministrit Edi Rama. Braçe zbuloi se mbledhja e Partisë Socialiste kishte zgjatur rreth 4-5 orë, ndërsa diskutimet me Spiropalin kishin zënë vetëm pak minuta. “Mbledhja ka zgjatur nja 4-5 orë dhe historia e Spiropalit ka zgjatur nja 5-6 minuta. Gjërat e shtëpisë nuk nxirren në publik”, u shpreh ai. Deputeti socialist tha se nuk është dakord me përjashtimin e Spiropalit, duke theksuar se PS ka kaluar fazën kur ndëshkoheshin mendimet ndryshe. “Nuk duhet të përjashtohet Elisa Spiropali. PS e ka përjashtuar fazën ku mund të përjashtojë njerëz për mendime ndryshe”, deklaroi Braçe. Ai pranoi...
Burimi:
javanews.al