Debate në procesin ndaj Veliajt/ Kryebashkiaku kërkoi inventarizimin e dosjes. SPAK: Kërkon të shtyjë gjyqin

Debate në procesin ndaj Veliajt/ Kryebashkiaku kërkoi inventarizimin e dosjes. SPAK: Kërkon të shtyjë gjyqin

Seanca e dytë e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, dështoi. Shkak u bë kërkesa për inventarizimin e provave dhe të fashikujve gjyqësorë të dosjes së tij. Seancën e kaluar gjykata e posaçme i dha dritën jeshile kërkesës së mbrojtjes për tu njohur me dosjen fizikisht. Menjëherë u urdhërua një agjent i Byrosë Kombëtare të Hetimit për t’ia vënë në dorëzim kryetarit të bashkisë. Por sipas prokurorisë, Erion Veliaj është konfliktuar me hetuesin që u paraqit në paraburgimin e Durrësit. Brenda seancës kërkesa e dytë shkaktoi pakënaqësi mes palëve pasi prokurorët e posaçëm Altin Dumani dhe Ols Dado prentenduan se inventarizimi i akteve gjyqësore është një makinacion për të shtyrë procesin. Që në fillim, Erion Veliaj ka shfaqur sjellje kundërshtuese, edhe fyese ndaj hetuesve...