“Dasma me BE-në më e bukura”, Balla ironi me zgjedhjet për kreun e PD: Votoni si të doni demokratë, 100% do dalë Saliu

“Dasma me BE-në më e bukura”, Balla ironi me zgjedhjet për kreun e PD: Votoni si të doni demokratë, 100% do dalë Saliu

Në aktivitetin e anëtarësimeve të reja të Partisë Socialiste në Vorë, ku iu bashkuan forcës politike 329 anëtarë të rinj, Drejtuesi Politik i PS për qarkun e Tiranës, Taulant Balla, e vendosi theksin te objektivi i integrimit europian dhe puna organizative në terren. Në fjalën e tij, Balla deklaroi se 35-vjetori i Partisë Socialiste përkon me një moment që ai e cilësoi historik për vendin. “Pas pak ditësh Partia Socialiste feston 35-vjetorin, por dasma më e bukur e Partisë Socialiste është martesa me Bashkimin Europian, që mezi e presim dhe që jemi shumë të sigurt se do ta bëjmë përpara zgjedhjeve të vitit 2029”, u shpreh ai. Duke komentuar zhvillimet në opozitë, Balla ironizoi debatet për proceset e brendshme, duke thënë se fillimisht u fol...