DASH trondit Ramën, bandat në zgjedhje, korrupsioni, krimi i organizuar dhe pastrimi i parave lulëzojnë në Shqipëri…

DASH trondit Ramën, bandat në zgjedhje, korrupsioni, krimi i organizuar dhe pastrimi i parave lulëzojnë në Shqipëri…

Një goditje e fuqishme politike dhe diplomatike ka dridhur qeverinë e kryeministrit Edi Rama nga Uashingtoni. Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), përmes një raporti të fundit tepër kritik të Këshillit Këshillimor për Sigurinë Jashtë Vendit (OSAC), ka lëshuar një alarm të kuq për situatën ku ndodhet Shqipëria, duke hedhur poshtë propagandën zyrtare mbi shtetin ligjor. Dokumenti zyrtar vizaton një tablo mjaft të errët e tronditëse, ku korrupsioni sistemik, ndikimi i krimit të organizuar, pastrimi i parave me shifra marramendëse dhe dobësitë e thella institucionale po mbajnë peng zhvillimin e vendit. Sipas konstatimeve më të ashpra të këtij raporti, Shqipëria është shndërruar në një territor ku rrjetet e organizatave kriminale operojnë lirisht, duke u përfshirë në çdo sektor të rëndësishëm. OSAC thekson se vendi vazhdon të...