Dash Shehi kujton ’92: Ishim të zotë të rrëzonim diktaturën, por jo të ndërtonim shtetin
Kreu i Partisë LZHK, Dash Shehi, ka folur në një intervistë për emisionin “Interview” me Mirela Milorin, ku ka ndarë opinionet e tij mbi zhvillimin e shtetit shqiptar në 30 vitet e fundit, politikën aktuale si dhe jetën e tij personale. Në një analizë mbi institucionet në Shqipëri, Shehi është shprehur kritik ndaj mënyrës së funksionimit të shtetit pas viteve ’90, duke theksuar se pavarësisht ndryshimeve politike, vendi nuk ka arritur të ndërtojë institucione të forta dhe të qëndrueshme. Sipas tij, Shqipëria ka kaluar në një stad ku qeveriset nga individët dhe jo më institucionet “Shteti shqiptar nuk është mirë, fatkeqësisht nuk ka qenë ndonjëherë mirë në këto 30 vite. Në ‘92 kishim disi një fillim të mirë të ndërtojmë një shtet tjetër. Koha e...
Burimi:
javanews.al