Pak minuta nga ulja, avioni lëshon alarmin “May Day”! Çfarë ndodhi me British Airways

Pak minuta nga ulja, avioni lëshon alarmin “May Day”! Çfarë ndodhi me British Airways

Një avion Airbus A320 i kompanisë British Airways shpalli emergjencën “Mayday” gjatë afrimit për ulje në aeroportin Heathrow të Londrës, pasi u përball dy herë me alarme për humbje ngritjeje (stall) në një lartësi të ulët. Incidenti, i ndodhur më 6 korrik, po hetohet nga autoritetet britanike si një “incident serioz”, një kategori që i paraprin klasifikimit si aksident ajror. Avioni, që kryente fluturimin BA919 nga Düsseldorfi drejt Heathrow, hasi fillimisht një defekt në sistemin Air Data Reference (ADR), i cili përpunon të dhënat e lartësisë, shpejtësisë dhe parametrave të tjerë të fluturimit. Defekti aktivizoi alarmin për stall dhe detyroi kompjuterët e avionit të kalonin në një regjim me mbrojtje të reduktuara të sistemit të fluturimit. Ekuipazhi shpalli fillimisht sinjalin “Pan Pan”, që përdoret për...