Çfarë ra në sy sot në seancën plenare? Ngjashmëri e çuditshme në fjalimet e deputetëve!
Kuvendi u mblodh sot në seancë plenare, ku në qendër të diskutimeve ishte projektrezoluta për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Por përveç debatit politik, diçka tjetër që tërhoqi vëmendjen ishte ngjashmëria e pazakontë në strukturën e fjalimeve të deputetëve. Ndonëse vinin nga krahë të ndryshëm politikë dhe trajtonin argumente jo domosdoshmërisht të njëjta, disa prej fjalimeve dukeshin sikur ndiqnin të njëjtën formulë retorike. Natyrisht, është e pamundur të provohet nëse një fjalim është shkruar me inteligjencë artificiale. Por ekzistojnë disa formula që modelet gjuhësore i përdorin shpesh. Fjalia klasike, “nuk është vetëm X, është Y”, variacioni “nuk është thjesht X, është shumë më tepër”, lista me disa nocione që përsëriten 3-4 herë brenda një paragrafi janë zakonisht tregues të dorës së inteligjencës artificiale. Kjo...
Burimi:
javanews.al