Çfarë pritet të ndodhë më 30 korrik? Shtohet seancë surprizë pas mbledhjes së Ramës me PS!

Çfarë pritet të ndodhë më 30 korrik? Shtohet seancë surprizë pas mbledhjes së Ramës me PS!

E enjtja e 23 korrikut duhej të ishte seanca e fundit përmbyllëse e këtij sesioni parlamentar, ngjeshur me mbi 30 pika në rendin e ditës. Sipas A2, konferenca e Kryetarëve do të thërrasë deputetët sërish më 30 korrik, me vetëm dy pika në rend dite, p/ligjet për arkivat dhe për të drejtën e autorit. Deputetët, veçanërisht ata të mazhorancës,  gjithashtu presin të premten në të cilën janë thirrur në mbledhje të zgjeruar të grupit parlamentar nga kryeministri Rama. Sipas agjendës së shpërndarë deputetëve, fjalën do ta marrë fillimisht kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i cili do të paraqesë një bilanc mbi drejtimin e Kuvendit, futjen e teknologjisë në funksionimin e institucionit, si edhe perspektivën e godinës së re të Kuvendit. Më pas, kryetari i Grupit...