Çfarë po ndodh me negociatat? Ferit Hoxha mohon veto nga vendet e BE për Shqipërinë
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka raportuar këtë të hënë në Komisionin e Jashtëm në një seancë dëgjimore, ku ka folur gjerësisht për ecurinë e procesit të integrimit europian të Shqipërisë dhe zhvillimet më të fundit në negociatat me Bashkimin Evropian. Gjatë raportimit, Hoxha u ndal te progresi i Shqipërisë në procesin e negociatave, duke theksuar se vendi ka kaluar nga hapja e zero kapitujve në tetor 2024, në hapjen e të gjithë 33 kapitujve brenda nëntorit 2025. Sipas tij, ky është një ritëm që dëshmon si përgatitjen institucionale të Shqipërisë, ashtu edhe mbështetjen e institucioneve të BE-së për avancimin e vendit në procesin e integrimit. Ministri hodhi poshtë pretendimet për bllokim apo veto nga shtetet anëtare të BE-së, duke deklaruar...
Burimi:
javanews.al