Çfarë ndodhi në seancën për Metën dhe Kryemadhin në GJKKO, nga akuzat për fshehje provash, 20…

Çfarë ndodhi në seancën për Metën dhe Kryemadhin në GJKKO, nga akuzat për fshehje provash, 20…

Gjykata e Posaçme (GJKKO) përfundoi ditën e djeshme seancën gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-deputetes Monika Kryemadhi. Gjatë seancës u paraqitën qëndrimet e palëve lidhur me çështjen në shqyrtim, ndërsa vetë Meta  dhe Kryemadhi mbajtën një qëndrim kritik ndaj Prokurorisë së Posaçme, duke kundërshtuar akuzat dhe mënyrën e zhvillimit të hetimeve. Ish-presidenti kërkoi në GJKKO transmetimin live të seancës në media si dhe daljen nga kafazi i qelqtë. Këto kërkesa atij i janë rrëzuar nga trupa gjykuese. Një tjetër kërkesë që Meta i ka drejtuar gjykatës është vënia në dispozicion e materialeve hetimore pasi ai nuk mund të ketë akses në USB-në që i është dorëzuar nga qelia e paraburgimit. “Do të ishte e nevojshme që ta rivlerësonit çështjen e medias. Për kafazin nuk...