“Çështja Veliaj është më shumë politike sesa ligjore”, pedagogia: Vendimi i Gjykatës së Lartë bie ndesh me Kushtetuesen
Pedagogia Arsejda Gjyli tha në një intervistë në Report TV se çështja ndaj kryebashkiakut Veliaj është më shumë një betejë politike, sesa ligjore. Vendimin e sotëm të Gjykatës së Lartë, e cila rrëzoi kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’ me një masë më të lehtë sigurie, Gjyli e cilësoi në kundërshtim me vendimin e mëparshëm të Gjykatës Kushtetuese. Sipas pedagoges Gjyli, Veliaj po pengohet të kryejë detyrën e kryebashkiakut të Tiranës, detyrë për të cilën ka marrë edhe votëbesimin popullor në zgjedhjet lokale. “Veliaj vazhdon betejën e tij sa ligjore, aq edhe politike. Sepse çështja e tij nuk është vetëm çështje ligjore, por edhe politike. Pesha shumë e madhe e kësaj vendimmarrjeje, lidhet me kërkesën...
Burimi:
javanews.al