Çështja ‘Partizani’ pa praninë e kamerave/ Gjykata refuzon kërkesën e mediave
Gjykata e Posaçme refuzoi kërkesën e bërë nga përfaqësues të medias për lejimin e kamerave dhe transmetim live të shqyrtimit gjyqësor të dosjes “Partizani”. Sipas gjykatës, prania e kamerave mund të ndikojë në ecurinë e procesit. “Procesi ka një numër të lartë dëshmitarësh dhe transmetimi live mund të ndikojë tek dëshmitë e tyre dhe ta kthejë në debat publik çështjen”, arsyetoi gjykata. Prania e kamerave në këtë procës është kërkuar edhe nga dhëndri i kryedemokratit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi.
Burimi:
sot.com.al