Celibashi kërkon depolitizim, kreu i KQZ: Komisionerët partiakë nuk garantojnë profesionalizëm në zgjedhje

Celibashi kërkon depolitizim, kreu i KQZ: Komisionerët partiakë nuk garantojnë profesionalizëm në zgjedhje

Partitë nuk janë gati të heqin dorë nga numëruesit dhe komisionerët politikë, por kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, është i bindur se ky është momenti që aktorët politikë të ndryshojnë formulën e përbërjes së komisioneve të niveleve të dyta dhe të treta. Komisioneri kërkon që depolitizimi i administratës zgjedhore të jetë prioritet për komisionin e reformës zgjedhore.  “Përbërja partiake e komisioneve të dyta dhe të treta nuk garanton integritet të plotë të administrimit të procesit zgjedhor dhe profesionalizëm. Ndaj është domosdoshmëri që administrimi zgjedhor në nivelin e dytë dhe të tretë të mos jetë vetëm në duart e partive politike. Do të duhet që Kuvendi i Shqipërisë, e më së pari partitë politike e veçanërisht dy partitë kryesore politike, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, të...