‘Çdo 5 min 1 shqiptar ikën’/ Pano: Stop ideologjisë gjinore në shkolla, të rikthehemi tek familja, besimi dhe kombi
Anëtari i Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Xhonatan Pano, gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Ripërtëritjes, bëri thirrje për një rikthim të Partisë Demokratike tek identiteti i saj konservator dhe tek vlerat që, sipas tij, kanë mbajtur të fortë shoqërinë shqiptare ndër vite. Ai theksoi se vendi ka nevojë për një opozitë të ripërtërirë, të bazuar tek liria, familja, prona, merita, besimi dhe kombi. Në fjalimin e tij, Pano ngriti shqetësimin për shpopullimin e vendit, largimin masiv të të rinjve dhe krizën e besimit tek institucionet. Xhonatan Pano: Të nderuar demokratë, të nderuar delegatë të Kuvendit Kombëtar, miq, bashkëluftëtarë në këtë betejë, i nderuar profesor Berisha. Jam i bindur që sot nuk jemi mbledhur vetëm për një proces të brendshëm partie. Nuk jemi...
Burimi:
sot.com.al