Bytyçi: Pjesëmarrja e Ramës në samitin e NATO-s, dështim diplomatik për Shqipërinë
I ftuar në edicionin informativ të lajmeve në Syri TV, studiuesi Enver Bytyçi komentoi zhvillimet e samitit të NATO-s, duke u ndalur te pjesëmarrja e kryeministrit Edi Rama.Bytyçi e cilësoi praninë e Ramës në këtë takim si një dështim diplomatik për Shqipërinë, duke pretenduar se kryeministri nuk arriti të zhvillonte takime domethënëse me liderët kryesorë të Aleancës dhe mbeti i injoruar nga pjesa më e madhe e tyre, përfshirë edhe Presidentin amerikan Donald Trump. Sipas tij, përpjekja e Ramës për të tërhequr vëmendjen me paraqitjen e tij, përfshirë atletet e bardha, nuk pati efektin e synuar, ndërsa vëmendja e liderëve botërorë u përqendrua te zhvillimet e samitit dhe jo te gjestet simbolike. Kur flas për Shqipërinë, sigurisht që i referohem kryeministrit. Samiti i Ankarasë ishte një...
Burimi:
syri.net