Buzhala demaskon VLEN: Shkojnë të protestojnë në Tiranë, por ndajnë pushtetin me aleatët e Serbisë

Buzhala demaskon VLEN: Shkojnë të protestojnë në Tiranë, por ndajnë pushtetin me aleatët e Serbisë

Gazetari Berat Buzhala ka reaguar ashpër pas tentativës së një delegacioni të koalicionit VLEN për të shkuar në Tiranë për të protestuar kundër kryeministrit Edi Rama. Në reagimin e tij, Buzhala e cilëson VLEN-in si një “koalicion të çuditshëm të shqiptarëve të Maqedonisë”, duke e akuzuar se bashkëqeveris me figura të lidhura politikisht me Serbinë dhe Rusinë. “Një delegacion i VLEN-it, i këtij koalicioni të çuditshëm të shqiptarëve të Maqedonisë që e ndan shtratin me agentin e BIA-s serbe, Ivan Stoilkoviq, u nis dje me shku me protestu në Tiranë kundër Edi Ramës”, shprehet Buzhala. Ai përmend veçanërisht Bekim Çokun, të cilin e quan “qoke të Albin Kurtit në VLEN” dhe pjesë të qeverisë së Hristijan Mickoskit. “Bekim Çoku është qoke e Albin Kurtit në...